sqen

Zhvillohet aktiviteti “Volunteerism Marathon Day”

Në datë 4 Prill 2022, në qytetin e Kukësit u realizua aktiviteti final i projektit “Volunteerism Marathon Day” i cili zbatohet nga Qendra Youth Act si dhe Local Democracy Agency of Kosovo, dhe financohet nga programi Youth Cooperation Fund – The Balkan Forum.

Në këtë aktivitet u angazhuan të rinjtë e qytetit të Kukësit të cilët pasi kanë ndjekur takimet online në kuadër të projektit u shprehën të gatshëm për të ndihmuar në pastrimin e qytetit. Fillimisht u identifikuan disa të rinj të cilët me dëshirën e tyre shpërndanë informacionin në lidhje me projektin dhe angazhimin vullnetar tek të rinjtë e tjerë. Pasi u prezantua qëllimi i projektit në disa klasa, aktivititeti vijoi në terren ku të rinjtë u angazhuan në pastrimin e zones së tyre në mbledhjen e mbetjeve të plastikës, të cilat më pas u dorëzuan tek kompanitë përkatëse. Pas përfundimit të aktivitetit u realizua një takim me Zv/ Kryetarin e Bashkisë Kukës Z. Granit Gjana, me qëllim që ky aktivitet të promovohet dhe më pas të kthehet në një tradite vjetore.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit lidhet me ndërgjegjësimin e publikut në zbatimin e aktiviteteve të cilat synojnë mbrojtjen e mjedisit kryesisht ndaj mbetjeve të plastikës. Projekti u zbatua në zonën ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar dhe promovuar traditën e “Volunteerism Marathon Day” përmes aktivizimit të të rinjve si një komunitet që duhet të ndërmarrë nisma dhe të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit.