sqen

European Solidarity Corps

youthact-salto

Youth Act Center, është akredituar  nga SALTO-YOUTH Resource Center, për programin Volunteering Activity, ish-EVS (European Voluntary Service) si organizatë Pritëse, Dërguese dhe Koordinuese deri në vitin 2027. Ky është një program vullnetar ndërkombëtar i financuar nga Komisioni Evropian. Qëllimi i këtij programi është që të zhvillojë solidaritetin dhe të nxisë tolerancën, mirëkuptimin reciprok, qytetarinë aktive midis të rinjve dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre. Deri sot Youth Act ka mirëpritur me dhjetra vullnetarë nga Turqia të cilët kanë kryer shërbimin vullnetar evropian për 2 muaj secili në Shqipëri, si dhe ka dërguar studentë dhe të rinj pjesëmarrës në programe të shkëmbimeve rinore falas në vende të ndryshme si: Spanjë, Angli, Portugali, Turqi, Republika Çeke, Slloveni, etj.