- SABINA BORAKAJDrejtor EkzekutivKa përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike dhe Master Shkencor për Studime Europiane dhe Administrim Publik. Eksperiencë disa vjecare në zbatimin e projekteve të ndryshme Kombëtare dhe Europiane me fokus të rinjtë. Koordinatore e Kartës Rinore Evropiane (EYCA) për territorin shqipëtar.
- ELDA MAMOÇIKoordinatoreKa një eksperiencë të gjatë si producente dhe eksperte e eventeve artistike, kulturore, sportive dhe shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ka një eksperiencë profesionale në mësimdhënie në fushën e turizmit, organizim e planifikim eventesh dhe në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve me fokus rininë.
- ERION MUÇAEkspert KomunikimiKa përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit. Ai gjithashtu është Gazetar dhe Opinionist, prezent në media me shkrime dhe studio televizive prej më shumë se 10 vitesh.
- IRISI ASAKoordinatoreKa përfunduar studimet e larta për Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun si dhe Master profesional për Marketing dhe Menaxhim operacionesh. Aktiviste dhe pjesëmarrëse prej vitesh në trajnime dhe aktivitete të ndryshme me fokus fuqizimin e politikave rinore.