Qendra Youth Act është themeluar në Korrik 2013 dhe synimi i saj është të fuqizojë rininë në marrjen e një roli aktiv për jetën e tyre, familjen, shoqerinë, arsimin, ekonominë, mjedisin dhe zhvillimin politik. Vizioni i saj është fuqizimi i rinisë si promotori i zhvillimit të vendit dhe filozofia është të mundësojë një qendër në mbështetje të individëve, organizatave dhe iniciativave që kanë në fokus të rinjtë shqipëtar. Qendra udhëhiqet nga idea se të rinjtë janë e ardhmja e një vendi dhe duhet t’i jepet sa më shumë mundësi për të arritur suksesin në jetën e tyre.
Qendra Youth Act në Shkurt 2015 është shpallur anëtare me të drejta të plota pranë organizatës European Youth Card Association dhe ka licensën pa afat për të administruar kartat rinore evropiane në Shqipëri.
Youth Act është anëtare e European Youth Information and Conculting Agency dhe është e akredituar
për programin European Volunteer Service.
Synimi i Qendrës Youth Act është:
- Të ofrojë konsulencë dhe orientim karriere për të rinjtë nisur nga kërkesat e tregut.
- Të identifikojë, të përmirësojë dhe të promovojë programe edukative të përshtatshme.
- Të rrisë vetëbesimin tek të rinjtë, familjarizimin me kulturën e punës dhe si të bëhen të pavarur ekonomikisht.
- Të ofrojë informacion për studime ndërkombëtare përmes programeve kulturore dhe shkëmbimeve edukative.
- Të rrisë gjithëpërfshirjen dhe ndërgjegjësimin në çështje të rëndësishme sociale.
- Të promovojë shërbimet vullnetare në ndihmë të komunitetit dhe të kultivojë kulturën e mbështetjes për njerëzit.