Lëvizja Rini Aktive synon ngritjen e një program kombëtar mbi aktivitetin fizik, mirqënien, edukimin dhe argëtimin për fëmijët e shkollave fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme. Programi ka në qëndër sensibilizimin e institucioneve të arsimit fillor dhe të mesëm, drejtuesit e tyre ,mësuesit e edukimit fizik, prindërit dhe fëmijët mbi rëndësinë që ka aktiviteti fizik ndikimi i tij në shëndetin fizik apo mendor të fëmijëve dhe të rinjve, edukimin e brezave dhe pasurimin e kohës së lirë me aktivitete argëtuese të shëndetshme dhe edukative. Të bashkohesh me këtë lëvizje do të thotë të japësh kontibutin tend konkret për arritjen synimeve të saj, të jesh aktiv në trametimin e mesazheve sensibilizuese, organizimin e aktivitetve dhe pjesmarrjen në nisma të ndryshme të saj.
Qëllimi i kësaj lëvizje:
- Sensibilizmi mbarë kombëtar mbi rëndësinë e aktivitetit fizik.
- Trajnimin e drejtuesve dhe mësueve mbi risitë, programet bashkëkohore të edukimit fizik dhe rritjen e kapacitetit aplikativ të shkollave fillore dhe të mesme në këto programe.
- Rishikimi i programeve mësimore ekzistuese për fëmijët e moshës 6-15 vjeç duke identifikuar mangësitë dhe integruar koncepte si: (të ushqyerit e shëndetshëm, aktivitetin fizik, abuzimin e substancave e dëmshme, shëndetin seksual apo edhe mundësia e përfshirjes së elementeve të rinj në programet mësimore të tilla si: parandalimi i COVID-19 dhe respekti për mjedisin etj…)
- Shtimi i numrit të aktiviteteve fizike në programet shkollore duke rritur shumëllojshmërinë dhe pështatjen për të gjithë për mos krijuar diskriminime.
- Pasurimin e kohës së lirë të fëmijëve dhe të rinjve me aktivitete të shëndetshme, argëtuese dhe edukative.
- Organizimin e aktiviteteve sportive, turneve, kampionateve apo aktiviteve rekreative me fëmijët e shkollave fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme.
- Suportin me ekspert për ngritjen e Shoqatave Sportive të shkollave fillore dhe të mesme të Shqipërisë si stuktura shtesë në mbështetje të shkollave për realzimin dhe konsolidimin e kësaj lëvizjeje në të ardhmen.
Target grupi:
- Shkollat fillore të Shqipërisë
- Shkollat e mesme të Shqipërisë
- Mësuesit e edukimit fizik të shkollave të mesme dhe fillore
- Fëmijët nga 6 në 15 vjeç.