sqen

Youth Entrepreneur Model. Përmirësim dhe promovim i produktit/shërbimit | Projekti “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse”

Në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” gjatë muajit maj u zhvilluan Hackathon dhe Bootcamp Kombëtar ku ishin të ftuar fituesit dhe idetë më të mira të prezantuara gjatë aktiviteteve Hackathon nëpër rrethe të realizuara gjatë muajit Mars dhePrill.
Nga projektet e prezantuara, juria bazuar në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit vlerësoi tre projekte fitues rajonal për të kaluar në fazën finale të projektit. Projektet u vlerësuan si cilësore pavarësisht se ishin në hapat e tyre të parë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zbulimi dhe mbështetja e talenteve në fushën e shkencave natyrore për të komercializuar idetë dhe jetësuar ato, në shërbim të sektorëve dhe industrive të ndryshme. Nxënësit u suportuan për ndërtimin e prototipeve të përditësuara me kohën dhe avancimin funksional dhe estetik të projekt ideve me qëllim zhvillimin e tyre dhe të qenit gati për tregun.

Gjithashtu, përmes aktiviteteve skauting u sigurua mbështetja e tyre për të rritur dhe fuqizuar idetë dhe ndërtimin e prototipeve të cilat të jenë të përditësuara me kohën dhe shërbejnë në funksion dhe në përdorim të sektorëve dhe industrive të ndryshme. Gjatë muajve Qershor-Shtator, këto projekte u sollën pranë ambienteve rekreative të Barleti Group ku u suportuan, inkubuan dhe akseleruan përmes disa bootcampeve për tu finalizuar me pjesëmarrjen në takimin final kombëtar të RINIA NOVATORE DHE SIPËRMARRËSE, fituesit e të cilit do të marrin pjesë në Tekno Fest Turqi dhe në European Inovation Week.