sqen

Takimi i parë me menaxherët e projektit “RYDE” | Nish, Serbi

Në datat 25 & 26 Maj në Nish, Serbi u organizua takimi i parë me menaxherët e projektit “Regional Youth Dialogue for Europe – RYDE”. Në këtë takim u diskutuan detajet e fillimit të projektit, gjithashtu partnerët prezantuan dhe gjetjet e tyre mbi angazhimin e të rinjve në nivel kombëtar.

Ky projekt trevjeçar rajonal (2023-2026) ka në fokus:

  • Rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes
  • Përmirësimin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor
  • Forcimin e mbështetjes aktive të qytetarëve për reformën dhe integrimin në BE.

Të rinjtë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor besojnë se nuk janë mjaftueshëm të dukshëm dhe as të përfshirë në proceset që kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre. Është e nevojshme të përmirësohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të të rinjve në shoqëritë demokratike dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe bashkëpunimi i tyre në rajon. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të forcohet dialogu i të rinjve me vendimmarrësit.

Gjithashtu gjatë takimit u bënë përgatitje intensive për “Shkollën Rajonale POLITEIA” mbi aplikimet, përzgjedhjen e aplikantëve si dhe realizimin e kësaj shkolle  në Korrik 2023.

 

 

 

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Center for Democracy Foundation, Belgrade (Koordinator projekti) dhe Partnerët: Youth Act Center (YA) Tirana, Academy of European Integrations and Negotiations (AIEN) Tirana, Kosovar Stability Initiative (IKS) Pristina, Network of Progressive Initiatives (NPI) Sarajevo, NGO Info Center (NGO IC) Skopje, Regional Academy for Democratic Development (ADD) Novi Sad.