sqen

Shërbime këshillimi psiko- social për të rinjtë

Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Youth Net-Zgjidh Veten” i financuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), ka realizuar aktivitetin “Shërbime këshillimi psiko- social për të rinjtë” në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Beratit.

Gjatë këtyre aktiviteteve, 150 të rinjve i’u ofrua mundësia të marrin këshillim psiko –social nga këshillues profesionist. Ekspert të fushës shpjeguan se çfarë është shëndeti mendor, pse është e rendësishme të flitet për të si dhe mënyrat pë ta parandaluar. Gjithashtu u informuan mbi mënyrat e promovimit të shëndetit të mirë mendor. Broshura informuese u shpërndan me qëllim këshillimin mbi shëndetin mendor e atë emocional.