Projekti “Regional Youth Dialogue for Europe – RYDE”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Në datat 12-14 Nëntor 2025, Qendra Youth Act, në kuadër të projektit “Regional Youth Dialogue for Europe – RYDE”, (2023–2026) me mbështetjen e Bashkimit Evropian, zhvilloi Sesionin Tematik POLITEIA me temë “Roli i Shëndetit Mendor të të Rinjve në Ndërtimin e një Shoqërie Rezistente”.
Në këtë aktivitet u bënë bashkë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor ( Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi), për të diskutuar rreth rendësisë së shëndetit mendor.
Qëllimi i këtij aktivitetit ishte t’i ofrojë pjesëmarrësve një kuptim gjithëpërfshirës të sfidave, trendeve dhe kornizave të politikave që lidhen me shëndetin mendor të të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit eksploruan se si shëndeti mendor ndërthuret me arsimin, punësimin dhe përfshirjen sociale, si dhe politikat publike që mund të përmirësojnë mirëqenien e të rinjve brenda kontekstit të integrimit evropian.
Pas sesionit tematik të POLITEIA-s, pjesëmarrësit kishin një ditë mentorimi, gjatë së cilës punuan me një mentor për të zhvilluar rekomandime politikash dhe për të analizuar politikat ekzistuese të shëndetit mendor të të rinjve si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.
Projekti Dialogu Rinor Rajonal për Evropën zbatohet nga Fondacioni Qendra për Demokraci (FCD) nga Beogradi (si koordinator i projektit), në partneritet me Akademinë për Integrim Evropian dhe Negociata (AIEN) nga Tirana, Iniciativën për Stabilitet në Kosovë (IKS) nga Prishtina, Rrjetin e Iniciativave Progresive (NPI) nga Sarajeva, Qendrën e Informimit të OJQ-ve (NGO IC) nga Shkupi, Akademinë Rajonale për Zhvillim Demokratik (ADD) nga Novi Sadi dhe Qendrën Youth Act (YA) nga Tirana.
Qendra Youthact













