Qendra Youth Act në bashkëpunim me U.S Embassy Youth Council , organizuan ditën e enjte më datë 20. 10.2016 në orën 16:30 tek Godina e Inovacionit një sesionin informues mbi Shërbimin Vullnetarë Evropian (EVS), mundësitë që ky program ofron, si edhe u prezantua Karta Rinore Evropiane, përfitimet që të rinjtë mund të kenë në përdorimin e saj.
Gjithashtu dy vullnetarët nga turqia të organizatës Youth Act, ndanë eksperiencën e tyre mbi projektin EVS, si u bënë pjesë dhe përse zgjodhën Shqipërinë për të kryer këtë shërbim.
Ky sesion informoi të rinjtë mbi mundësitë që ata kanë për të qenë pjesë e punës vullnetare në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës përmes EVS.
Ky program i mundëson të rinjve nga shtetet anëtare të BE-së dhe ballkanit të përfitojnë një periudhë të shërbimit vullnetar në një vend tjetër evropian , duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit lokal dhe rritjen e tyre personale .
Kjo mundësi vjen në disa mënyra :
a. Nga 2 muaj deri në 12 muaj në një aktivitet EVS afat-gjatë individuale.
b. Nga 2 javë deri në 2 muaj aktivitet afat-shkurtër, duke përfshirë të rinjtë me mundësi të pakta.
c. Nga 2 javë deri në 12 muaj në një aktivitet EVS në grup, duke përfshirë 10-30 vullnetarë.
Çdo aktivitet i zhvilluar në kuadër të programit Erasmus +, pajis të rinjtë me instrumentin njohës të
quajtur YouthPass Certificate i cili njeh eksperiencat e të mësuarit të të rinjve dhe organizimin e aktiviteteve rinore.
Vetëm organizatat e akredituara janë të lejuara për të zhvilluar aktivitete të tilla.Një organizatë mund të jetë e akredituar për të qënë organizatë dërguese, që dërgon vullnetar shqiptarë në projekte ndërkombëtar në një organizatë tjetër në Europë, organizatë pritëse, e cila pret vullnetarë ndërkombëtarë dhe organizatë koordinuese e cila koordinon të gjithë projektin EVS.
Të gjitha kostot e projektit janë të mbuluara nga programi Erasmus +.