sqen

“RINIA HACKATHON” – ZBULIMI I TALENTEVE PËR TË ARDHMEN DIXHITALE

Në datë 3 Maj 2023, Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, zhvilloi Bootcamp-in me idetë e përzgjedhura nga të rinjtë e qytetit të Tiranës, Shkodrës, Beratit, Durrësit dhe Pogradecit. 35 të rinj morën pjesë në event bootcamp ku nga ana e specialistëve të fushës së biznesit, marketingut, teknologjisë etj u aftësuan në zhvillimin e idesë së tyre të biznesit, përmirësimit të saj, diskutimit mbi mundësitë, rreziqet dhe sfidat të cilat duhen marrë në konsideratë për të qenë më tej të suksesshëm.


Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Rinia Hackathon”, është konceptuar në tre faza:

Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim, Faza 2: Realizim/Prezantim, Faza 3: Trajnim “Pitching like a pro”

Pas mbylljes së fazës së fundit, nxënësit u lanë që të përgatisnin projektet në formë prezantimesh për t’i paraqitur para anëtarëve të jurisë: Znj. Sabina Borakaj Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Youth Act, PHD (c) Sokol Shurdhi Head Of ICT Universiteti Barleti, Olta Murataj Triple City dhe Jona Xhomaqi Marketing Barleti.  Nga projektet e prezantuara, juria bazaur në aftësinë prezantuese, aftësinë teknike, vlefshmërinë e idesë, qëndrueshmërinë e projektit vlerësoi tre projekte fitues rajonal për të kaluar në fazën finale të projektit. Vendi i parë u fitua nga nxënësit Albion Zhivani, Elis Salla, Denajder Bardhi, Edian Veliaj, Leonis Hysa dhe Endri Palamani me projektin “Green Future”, Shkolla “Hermman Gmeiner” Tiranë; vendin e dytë, e morën dy nxënëset Armela Mema dhe Era Demi me projektin “Krejt”, Shkolla “Oso Kuka” Shkodër, dhe vendi i tretë ishte projekti “Auto Tech Repair” nga nxënësi Alvi Muka, Shkolla “Irfan Ngjeqari” Berat.

Fituesit e kësaj faze së bashku me fituesit e aktivitetit të ardhshëm do të konkurojnë mes tyre në Konkursin Kombëtar mbi Sipërmarrjen Rinore” i cili do të zhvillohet në vjeshtë. Projekti fitues I vendit të pare do të mbështetet nga laboratorë konkretë e do të zhvillohen më tej për t’u prezantuar në konkurruese kombëtare e ndërkombëtare lidhur me start up-et sidomos me bazë teknologjinë e inovacionin dixhital.