Qendra Youth Act, në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), është angazhuar në zbatimin e projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”, financuar nga programet e BE-së i cili fillon më datë 11 Prill 2022 dhe mbaron më 10 Dhjetor 2022. Projekti synon të mbrojë e të zhvillojë destinacionet turistike të bashkisë Kukës duke promovuar turizmin e aventurës si një trend për të rinjtë dhe jo vetëm. Projekti synon promovimin e turizmit në tërësi përmes guidës turistike të qarkut Kukës si dhe turizmin e aventurës në disa pika turistike të Kukësit. Virtual Tour, eksplorimi në terren dhe faqet zyrtare të EYCA do të jenë elementët kryesorë të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në promovim. Gjithashtu, një strategji e menaxhimit të mirë dhe me efikasitet do të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm e fitimprurës. Nga ana tjetër, aktivitetet dhe sipërmarrjet e lidhura me to do të jenë në interes të publikut dhe të vetë të rinjve.
Një koordinator lokal do të angazhohet dhe do të mbikëqyrë zbatimin lokal të aktiviteteve të projektit
dhe të rezultateve të parashikuara në të.
Ftohen të gjithë të interesuarit të shprehin interesin e tyre në adresën [email protected] brenda datës 20/06/2022.