Jeni një i/e ri/re midis moshës 18 dhe 29 vjeç? A doni të dini më shumë rreth politikës së migracionit në BE, të pyesni rreth saj ose të merrni pjesë në shkëmbime mbi këtë temë? Aplikoni tani për të marrë pjesë në një projekt të shkëmbimit të të rinjve mbi politikën e migrimit dhe migracionit të Bashkimit Evropian! Ju do të keni mundësinë të diskutoni me të rinj nga Franca, Gjermania dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe me aktorë të ndryshëm, institucione dhe OJQ që punojnë në këtë fushë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shkëmbimeve me vetë migrantët dhe refugjatët. Projekti është organizuar me partnerët crossborder factory dhe YIHR Srbija dhe financuar nga OFAJ DFJW. Për më shumë informacion: https://t1p.de/c27q
Afati i fundit për të aplikuar: 30 Maj 2021