Në datë 31 Janar 2022, në qytetin e Vlorës, u prezantua projekti “YOUth Acting”. Ky projekt zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra e sherbimeve sociale Kukës, dhe është financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Gjatë takimit me Drejtorin e shkollës Z.Gentian Kapaj, Drejtoresha e Qendrës Youth Act Znj. Sabina Borakaj, prezantoi qëllimin e projektit dhe aktivitetet konkrete ku të rinjtë e qytetit të Vlorës do të angazhohen përgjatë gjithë vitit. Ky projekt ka për qëllim të rrisë dhe fuqizojë rolin e të rinjve në vullnetarizëm si dhe të forcojë bashkëpunimin institucional për njohjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit.
Z.Kapaj u shpreh se mbështet nisma të tilla në mënyrë që të rinjtë të aktivizohen dhe të përfitojnë më shumë aftësi të reja nga aktivitetet jashtë shkollore.