sqen

“Pogradeci Hackathon” – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale

Në datë 17 Mars në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në qytetin e Pogradecit u zhvillua aktiviteti “Pogradeci Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapsirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit. Për të realizuar këtë objektiv, “Pogradeci Hackathon”, është konceptuar në tre faza: Faza 0: Demo Day, Faza 1: Implemtentim/Zbatim dhe Faza 2: Realizim/Prezantim.

Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, filloi të gjeneronte një ide të cilën do e prezantojnë në Bootcamp-in e planifikuar në Tiranë sëbashku me të rinjtë e qytetit të Beratit, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës.