sqen

Njoftim për Vullnetarë pranë Qendrës Youth Act!

Qendra Jo-fitimprurese Youth Act, me fokus primar në fuqëzimin e rinisë shqiptare, zhvillon dhe organizon nga viti 2013 projekte të ndryshme që kanë lidhje me edukimin e të rinjve, trajnimin, punësimin, shkëmbimin kulturor, kreativitetin dhe mjedisin. Qendra Youth Act ka marrë licensën të administrojë Kartat Rinore Evropiane në Shqipëri krahas 36 vendeve të tjera evropiane për grupmoshën 14 – 30 vjeç.

Dëshironi t’i bashkoheni Qendrës Youth Act?

Youth Act  është në kërkim të vullnetarëve, të rinjëve entuziastë, të përgjegjshëm dhe aktivë.

Qendra kërkon të angazhojë Vullnetarë tre të rinj për periudhën Shtator – Dhjetor 2020.

Kriteret e pranimit janë:
1- Preferohet mosha 14 – 30 vjeç;
2- Të ketë njohuri bazë të Microsoft word, excel, etj.;
3- Të ketë njohuri bazë të gjuhës Angleze, Italiane;
4- Të ketë aftësi të mira në komunikim.

Të interesuarit të dërgojnë një email duke shprehur interesin për t’u angazhuar pranë Qendrës Youth Act si dhe aktiviteteve në lidhje me Kartën Rinore Evropiane. Në përfundim të angazhimit vullnetar të rinjtë pajisen me certifikatë.

Ju mirëpresim!