Qendra Youth Act në kuadër të projektit “YOUth Acting” ka realizuar Manualin Maratonë Vullnetare. Ky projekt financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkodër dhe Qendra E Grave Kukës.
Ky manual i vjen në ndihmë të rinjve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, grupeve të tjera të interesit e organizatave të shoqërisë civile se si mund të ngrenë një rrjet vullnetar, ta zhvillojnë e ta angazhojnë në aktivitete komunitare duke siguruar qëndrueshmëri e vijimësi të tij.