Konferenca e tretë rajonale në edukim me temë: “Mësuesi i shkollës së mesme si orientues drejt sipërmarrjes dhe projekteve” u zhvillua me sukses Online më 28 Maj 2021.
Aktiviteti u zhvillua nga Universiteti Barleti me anë të strukturës Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe zbatuar nga Akademia e Edukimit dhe Mësimdhënies Barleti në partneritet me Qendrën Youth Act.
Konferenca pati pjesëmarrje dhe interes të lartë e në të morën pjesë mësues të shkollave të mesme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Kjo konferencë shërbeu për të konsoliduar marrëdhënien me mësuesit tanimë “Partner të Ngushtë” me Universitetin Barleti drejt një bashkëpunimi afatgjatë, në funksion të shkëmbimit të eksperiencave dhe mbështetjes profesionale reciproke në kuadër të përballimit të sfidave të përbashkëta në edukim.