sqen

Fushatë ndërgjegjësuese mbi vullnetarizmin me të rinjtë në qytetin e Kukësit

Në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra e sherbimeve sociale Kukës, i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) u zhvillua aktiviteti i rradhës me temë: “Fushatë ndërgjegjësuese me të rinjtë mbi vullnetarizmin” në qytetin e Kukësit.

Aktiviteti u konceptua në formën e një forumi të hapur me 41 të rinj e cila nisi me informacione mbi vullnetarizmin dhe më pas dy të ftuar, z.Petrit Sinaj, kryetar i Shoqatës SIRA në Kukës, si dhe Liridon Cenaj, aktivist i Qendrës së Shërbimeve Sociale Kukës, sollën eksperiencat dhe vlerësimet e tyre mbi punën vullnetare. 

Më pas, znj. Bibe Tota, eksperte sociologe nxiti diskutimet rreth llojeve të përfshirjes vullnetare, përfitimeve dhe ndërtimit të së ardhmes së të rinjve ku vullnetarizmi ndikon në gjendjen psikologjike e sociale, në perfitim aftësish e njohurish, si dhe në ndryshim të realitetit ku jetojmë. Diskutimet ishin frytdhënëse, nga ku lindën disa ide pozitive mbi vullnetarizmin si dhe dukej një interes mjaft i lartë i të rinjve për tu angazhuar në aktivitete vullnetare.