sqen

Avenirs, platforma që të ndihmon të marrësh vendime të zgjuara për studimet dhe karrierën tënde

Për të rinjtë të zgjedhësh çfarë të studiosh, apo çfarë karriere të ndjekësh, është një nga vendimet më të rëndësishme të jetës, por nuk ka pse të jetë i vështirë. Avenirs të ndihmon të njohësh veten dhe të marrësh vendime të zgjuara për studimet dhe karrierën tënde.

Por çfarë është Avenirs?

Avenirs është një platformë, “udhërrëfyes i zgjuar” për të rinjtë, që kombinon teknologjinë me psikologjinë, këshillimin, dhe të dhënat reale të tregut, për t’i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara për të ardhmen e tyre, duke lehtësuar sa më shumë barrën financiare të familjeve të tyre.
Nëse jeni një i ri apo e re, që kërkon udhëzimin e duhur, një prind që dëshiron të mbështesë fëmijën e tij, apo një institucion arsimor që dëshiron të sjellë më shumë vlerë për nxënësit e tyre, ju ftojmë të vizitoni www.avenirs.co
Regjistrohuni FALAS për të qenë pjesë e brezit që do të marrë vendime të zgjuara, me ndihmën e teknologjisë, pasionit dhe vizionit për të ardhmen.
Misioni ynë është t’i ndihmojmë të rinjtë të kuptojnë veten, të zbulojnë mundësitë që i presin dhe të ndërtojnë një rrugë që iu përket atyre. Vetë emri që kemi zgjedhur, Avenirs, është shprehje e qëllimit të qartë të kësaj nisme.