sqen

Innovation, Digital Future and Multimedia

Qëllimi është të promovojë angazhimin e të rinjve në parimet e konservimit mjedisor. Për këtë arsye, duhet të nxiten veprimet vullnetare të të rinjve për mbrojtjen dhe përdorimin racional të resurseve tokësore. Duke qenë se problemet mjedisore nuk kanë kufij, ne veprojmë së bashku në mënyrë që të implementojmë idetë tona në grupet lokale dhe në aktivitetet e përbashkëta.

Duke organizuar seminare dhe konferenca, mund të promovojmë inovacionin ndër kërkuesit e rinj, organizatat rinore, politikë-bërësit dhe zbatuesit. Diskutimet do të çojnë rrjedhimisht në hartimin e rekomandimeve për reflektim të ardhshëm dhe kërkim rinor, për politika dhe veprime praktike. Kjo është gjithashtu një mundësi për ata që janë aktiv në fushën rinore në Evropë, në mënyrë që të nxjerrin në pah punën dhe përvojat e tyre dhe t’i ndihmojnë të ndajnë idetë me të tjerët. Për më tepër, ndihmon ligjvënësit dhe vendimmarrësit të analizojnë dhe kontrollojnë strategjitë dhe aktivitetet e tyre në fushën rinore.

Qëllime pët t’u arritur:  

  • Të kontibuojë në mënyrë aktive në kërkimin dhe zhvillimin e njohurive të të rinjve;
  • Të lidhet me komunitete më të gjera kërkimore të të rinjve në të gjithë Evropën dhe me strukturën e politikave rinore;
  • Të bashkëpunojë me programet e BE në projekte rinore;
  • Të krijojë lidhje bashkëpunimi me qeverinë në çështje të lidhura me inovacionin dhe mjedisin .