sqen

Culture and Creative Industries

Misioni i kësaj kategorie është sfidimi i të rinjve për t’u rritur përtej pengesave personale, duke plotësuar eksperiencën e tyre edukative. Ne përpiqemi të forcojmë të kuptuarin mbi diversitetin dhe përgjegjësinë shoqërore përmes filozofisë së të mësuarit nëpërmjet praktikimit në programet e shumta që ofrojmë.

Qëllime për t’u arritur:

  • Të përdorim mjedise të mësimit jetësor për të krijuar eksperienca që përqafojnë diversitetin;
  • Të pakësojmë barrierat për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e plotë në jetën universitare;
  • Të shesë, promovojë dhe financojë shërbime dhe programe që mbështesin qëllimet themelore të jetës studentore;
  • Të identifikojë, shtojë dhe promovojë aktivitete, programe ndërkurrikulare me bazë në kampus dhe mundësi që rrisin aftësitë ndërkulturore të studentëve dhe lejojnë ndërveprim të vlefshëm mes studentëve vendas dhe internacional.

Secili nga qëllimet e mësipërme është pjesë e një programi të veçantë që ofron të gjitha elementet e nevojshme për t’u implementuar tërësisht, si: Klubet Studentore, Qendra e Barazisë Gjinore, Qendra Multimediale, Java e Mirëseardhjes, Programet e Orientimit, Profili i Studentit, Zyra e Shërbimeve të Karrierës, Media Studentore-Radioja Rinore, Shërbimet Studentore, etj.

Angazhimet e Youth Act:

  1. Klubet Rinore (si, Klubi i Sportit, Klubi i Vullnetarëve, Klubi i Sipërmarrësve; Klubi i Debatit dhe Demokracisë, Klubi i Drejtësisë; Klubi Letrar; Klubi i Kulturës; etj.)
  2. Qendra për Barazinë Gjinore
  3. Aktivitete Gjithëpërfshirëse (pjesëmarrje, informimi, etj.)
  4. Qendra Rinore (Radio rinore, Revistë rinore, Televizion rinor, etj.)
  5. Shërbimet Studentore (Karta identifikimi të studentëve; Zbritje në çmim për transportin publik; Zbritje në çmim për shërbimet mjekësore, Zbritje në çmim për argëtim, p.sh. kinema, lojëra sportive, koncerte, vizita në muze, etj.)