sqen

Globalization, Exchange and Inclusion

Gjithnjë e më tepër po shndërrohemi në një shoqëri të globalizuar. Globalizimi ka ndikuar shumë kombe në mënyra të ndryshme; ekonomikisht, politikisht dhe në marrëdhëniet shoqërore. Jetojmë në një shoqëri globale dhe duhet të jemi të gjithë botërisht operativ.

Ne synojmë të forcojmë pjesëmarrjen e të rinjve dhe kontributin e tyre në proceset politike botërore, ndërkombëtarizimin e rinisë, sipërmarrësve internacional, etj. Në këtë pikëpamje Youth Act synon të fuqizojë të rinjtë që, jo vetëm të përfshihen në çështje me të cilat përballen komunitetet e tyre direkte, por edhe të mendojnë dhe të marrin pjesë në një nivel më të lartë, duke dhënë kontributin në shoqërinë botërore. Mendojmë se është e rëndësishme të forcohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, si edhe me pjesën tjetër të botës duke u siguruar të rinjve mundësinë për të marrë pjesë në shkëmbime dhe aktivitete të tjera të edukimit formal dhe joformal me bashkëmoshatarë që jetojnë jashtë vendit.

Qëllime për tu arritur:

  • Të promovojë integrimin e rinisë shqiptare në shoqërinë botërore
  • Të promovojë mirëkuptimin e përbashkët mes rinisë shqiptare dhe të rinjve nëpër botë përmes dialogut dhe mbështetjes në aktivitete specifike, si trajnime, shkëmbime dhe mbledhje
  • Të promovojë sipërmarrjen, punësimin, mundësitë edukative dhe vullnetarizmin e rinisë shqiptare në shoqërinë perëndimore
  • Të inkurajojë bashkëpunimin mes kërkuesve të rinj shqiptar dhe kërkuesve të vendeve të tjera
  • Të zhvillojë një rrjet rinor të pjesëmarrëve në të gjithë rajonin për t’i bërë të flasin mbi çështjet me të cilat përballet komuniteti botëror

Në 19 Korrik 2014, Shqipëria u bë pjesë e ‘Erasmus+’: programi i Bashkimit Evropian për edukimin, trajnimin, rininë dhe sportin (2014-2020). Gjatë kësaj periudhe, institucionet dhe organizatat në Shqipëri do të përfitojnë si partnere të aktiviteteve të bashkëpunimit të jashtëm, çka do të thotë arsimi i lartë dhe mobiliteti rinor për në dhe nga BE, dhe ndërtimi i kapacitetit në fushat e arsimit të lartë dhe rinisë. Rinia dhe Globalizimi i bazuar në programin e BE ndahet në angazhime të ndryshme:

Ndërkombëtarizimi i rinisë – Ndërkombëtarizimi i rinisë shqiprare është një mundësi e mirë për të jetuar përvojën e socializimit, mobilitetit, edukimit, trajnimit dhe punësimit jashtë vendit. (Shkëmbimi i eksperiencave në studime, shkëmbimi joformal i të rinjve, ndarja e praktikave efektive). Përmes Erasmus+ mund të organizohen evente bilaterale mes institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të BE dhe institucioneve shqiptare të të njëjtit lloj, ose organizarave të tjera rinore për të promovuar dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin mes të rinjve.

Sipërmarrësit ndërkombëtar – Rinia shqiptare përballet me shumë pengesa për tu bërë sipërmarrëse. Për shkak të numrit të madh të pengesave në tregun e punës në Shqipëri, ka pak sipërmarrës të rinj shqiptar. Është shumë e vështirë për ta të ndajnë përvojat me sipërmarrës të rinj në shtete të tjera ose të mësojnë metoda të reja për të qenë sipërmarrës të suksesshëm.Erasmus + ofron “The European exchange program for Young Entrepreneurs” (Programin evropian të shkëmbimit për sipërmarrësit e rinj). Ky është një program shkëmbimi ndërkufitar që i jep sipërmarrësve të rinj ose aspirantë mundësinë të mësojnë nga sipërmarrës me eksperiencë që drejtojnë biznese të vogla në vende të tjera pjesëmarrëse. Shkëmbimi i eksperiencës ndodh gjatë një qëndrimi me sipërmarrësin e sprovuarm që ndihmon sipërmarrësin e ri të fitojë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një firmë të vogël. Ftuesi përfiton nga prespektivat e freskta në biznesin e tij/saj dhe përfiton mundësinë e bashkëpunimit me partnerë të huaj ose të mësimit rreth tregjeve të reja. Qëndrimi është pjesërisht i financuar nga Bashkimi Evropian. Nëse jeni sipërmarrës i ri ose me shumë eksperiencë, programi mund të ofrojë vlerë të shtuar të rëndësishme për bisznesin tuaj: përfitime të mundshme përfshijnë shkëmbim njohurish dhe përvoje, mundësi netëorking nëpër Evropë, marrëdhënie të reja komerciale ose tregje jashtë vendit.  Youth Act do të mundohet të sjellë këtë eksperiencë për sipërmarrësit e rinj shqiptar  duke ftuar ekspertë të ndryshëm të fushës. Për më tepër informacion: http://www.erasmus-entrepreneurs.eu/index.php?lan=en#.VGXQ7PmG9v4

Iniciativat rinore – Iniciativat rinore shpesh lidhen me punësimin e rinisë. Youth Act do të ndihmojë të rinjtë shqiptar të diplomuar të punësohen jashtë vendit në portalin më të madh ndërkombëtar EURES European Employment System (Sistemi Evropian i Punësimit). EURES ka një rrjet njerëzish prej më shumë se 850 këshilltarësh të EURES që kontaktojnë çdo ditë me punëkërkues dhe punëdhënës përreth Evropës.

Kërkimi rinor – Kërkimi është çelësi i progresit dhe zhvillimit të individit dhe shoqërisë. Përmes kërkimit individi fiton njohuri, të cilat mund t’i aplikojë specifikisht për të përmirësuar cilësinë e jetës së tij. Në këtë kontekst, përmes publikimeve në faqen tonë të internetit, rinia shqiptare mund të gjejë informacion për çdo kërkim shkencor, “Calls For Papers” për konferenca në fusha të ndryshme të shkencës nga Institute ose Universitet brenda dhe jashtë vendit.