Vjedhja e femijërisë së një vajze të pafajshme | Nga Romina Imeri

RominaGjithmonë e kam ditur se kjo botë ka dy fytyra. Ka dy anë krejt të kundërta me njëra tjetrën. Ka anën e mirë dhe atë anën djallëzore. Jam rritur me këtë ide por kurrë nuk kam menduar deri ku mund të arrijë mizoria e njerëzve. E këtë mu desh ta mësoja tani. Kulmin e mizorisë ma mësoi një vjedhje. Por jo njëvjedhje dosido. Vjedhja e fëmijërisë së një vajzë të pafajshme.
Duket e pabesueshme. Një fëmijë që niset në shkollë me qëllim që të rritet e të ndryshojë botën përfundon e vrarë. Në vendin ku duhet të shkollohej e të bëhej dikushi në jetë një vajzë goditet pabesisht nga jeta!
Një njeri që si rregull mban përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve bëhet shkaktar për një grabitje të ulët. Një person aq i ulët vrau një fëmijë e u tregoi të gjithë shoqërisë sonë pasojat e mentalitetit dhe heshtjes! Një person që nuk ka epitet të përshtatshëm për ta përshkruar nxorri në pah më së miri ferrin e botës ku po jetojmë. Kur më pyetën dikur a duhej vendosur dënimi me vdekje u thashë jo , sepse gjithkush ka të drejtë të jetojë por ai person i ndyrë më tregoi se e kisha gabim! Për një person që prek fëmijët edhe vdekja është pak!

E ky është realiteti i dhimbshëm shqiptar!
Realitet i poshtër ku një i pafytyrë tregon forcën kundrejt një vajze të brishtë! Jam femër por nuk do hesht deri sa të vdes! Nuk do e ul kurrë kokën para me të fortëve! Nuk do i mbyll kurrë sytë para një padrejtësie! Jam femer! Sot jam vajza e motra e dikujt, nesër do jem nënë! E unë nuk do të lejoj që nesër femija im të shtypet para forcës!  Sot jam vetëm një pjësetar i shoqërisë dhe si e tillë do luftoj që heshtja të marrë fund! Le të reagojmë sa jemi në kohë! Të reagojmë për fëmijët! Të reagojmë për vajzat, për motrat e për nënat! Të luftojmë për femrat! Të dënojmë fëmijërinë e vjedhur!

Punoi:
Romina Imeri
Gjimnazi Milot