sqen

Trajnim me temë “Vetëqeverisja”

logo Qendra Youth Act zhvilloi modulin e trajnimit “Vetëqeverisja”, në kuadër të projektit “YOUth FOR CHANGE” me nxënësit e gjimnazeve të Bashkisë së Kurbinit dhe konkretisht At Shtjefën Gjeçovi (Laç), Arif Halil Sulaj (Mamurras), At Shtjefën Kurti (Gore) dhe gjimnazit të Milotit. Ky projekt financohet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Projekti synon ndërgjegjësimin dhe rritjen e shkallës së përfaqësimit të të rinjve në qeverisjen vendore me synim angazhimin në procese vendimmarrëse dhe aktivitete vullnetare.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i të rinjve mbi konceptin e vetëqeverisjes dhe të misionit
të saj. Ata u nxitën në hartimin dhe konceptimin e disa miniprojekteve dhe aktiviteteve
komunitare të cilat mund t’i aplikojnë në komunitetet ku bëjnë pjesë. Nën fishën “1 ditë për
komunitetin tim” nxënësit dhanë mendimet e tyre mbi angazhimin në çështje që lidhen me
ruajtjen e mjedisit, ndihmën për të moshuarit, argëtimin e fëmijëve etj.
Një rëndësi të veçantë i kushtuan edhe ndërgjegjësimit të të rinjve të tjerë, dhe jo vetëm, për
përfshirje aktive në komunitet përmes posterave dhe fushatës në mediat sociale.

 

Screenshot 2020-04-27 at 15.50.25

 

nje dite