Të Rinjtë Kundër Korrupsionit

anticorruption

“Rinia kundër Korrupsionit” është një projekt i konceptuar dhe projektuar nga Youth Act në bashkëpunim me shkollat e mesme në Shqipëri për trajnimin dhe edukimin e vazhdueshëm të të rinjve mbi çështjet e anti-korrupsionit.

Të rinjtë vazhdojnë të shohin veten të pashpresë në atdheun e tyre.

Duke fuqizuar këtë grupmoshë me njohuri dhe shpresë nëpërmjet sesioneve edukative trajnuese të cilat do të jenë të dizajnuara në bazë të rezultateve të anketës përgjigjet e tyre, të rinjtë shqiptarë mund dhe do të rriten për të ndryshuar të ardhmen dhe fatin e tyre. Kjo iniciativë do të rrisë edukimin e të rinjve mbi njohjen e modeleve të korrupsionit dhe për të inkurajuar ata që kanë pjesmarrje aktive në luftimin e kësaj dukurie në komunitetin e tyre.

Të rinjtë do të angazhohen në trajnime, monitorimin, dhe avokimin kundër korrupsionit në komunitetin lokal. Ata do të kenë mundësi të aktivizohen si vullnetarë dhe nëpërmjet një sëre trajnimesh, seminaresh, debatesh konstruktive dhe fushatave sensibilizuese, ata do të ndërgjegjësohen në lidhje me formen që korrupsioni merr në komunitetin e tyre.

Projekti do të trajnojë me ekspertët e saj të rinjtë (100) nga 5 Shkollat kryesore në 5 qytete të Shqipërisë (Tiranë – Vlorë – Korçë – Shkoder – Peshkopi) si mentorë të rinjve dhe ambasadorët e antikorrupsionit. Të rinjtë e trajnuar do të organizojnë wokshope/ prezantime, forume të ndryshme dhe më pas të fillojnë fushatat kundër korrupsionit dhe të monitorojnë dhe të raportojnë rastet e korrupsionit në komunitetin e tyre.

anticorruption.youthact.al