Aktiviteti me temë “Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Besnik Sykja”.

 20190520_120004

Në datë 06 qershor 2019, Qendra Youth Act në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane”, zhvilloi aktivitetin me temë “Kulturë dhe Mobilitet” në shkollën e mesme “Besnik Sykja”.

Qëllimi aktivitetit është ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve në kuadër të këtij projekti.  Përfaqësues të Qendrës Youth Act së bashku me ekspertë të fushës trajnuan  nxënësit e pranishëm mbi Kulturën dhe Mobilitetin. Çfarë kuptojmë me Mobilitet dhe si mund të angazhohen në këto shkëmbime në nivel lokal dhe Europian.

Nxënësit treguan eksperiencat e tyre në lidhje me shkëmbimet rinore të cilat ishin bërë pjesë vetë ose duke dëgjuar nga bashkëmoshatarët e tyre. Në përfundim të takimit nxënësit u informuan mbi takimet e rradhës të cilat do të bëhen në kuadër të këtij projekti si dhe aktivitetet që do të zhvillohen.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe mbështetur nga Partners Albania for Change and Development në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Balkan and Turkey”.

20190520_120000