Aktiviteti “Aktivizëm dhe Vullnetarizëm | Shkolla Petro Nini Luarasi

60266333_857394781292547_7858332770492219392_n

Në datë 02.05.2019 Qendra Youth Act, në kuadër të projektit “Të fuqizojmë të rinjtë nëpërmjet Mobilitetit dhe Kartës Rinore Evropiane”, zhvilloi aktivitetin me temë ” Aktivizëm dhe Vullnetarizëm” në Shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”.

Në këtë aktivitet u angazhuan rreth 25 nxënës të cilët morën informacion më të detajuar rreth vullnetarizmit dhe aktiviteteve konkrete të cilat do të zhvillohen gjatë këtij projekti. Gjithashtu nxënësit shprehën mendimet e tyre dhe mënyrën e realizimit të një aktiviteti vullnetar në komunitetin e tyre.

Ky projekt është mbështetur nga Partners Albania for Change and Development dhe financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Ballkan and Turkey”. Qëllimi i këtij projekti është ndërgjegjësimi i të rinjve mbi aktivitetet vullnetare si dhe rritje kapacitetesh nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.

60167505_834330380266799_7584173613440303104_n 60256839_1305432396272127_586161069085425664_n 60658527_1016030068582735_538857209820348416_n 60831239_425004551627076_2409549817823887360_n