sqen

Shërbime këshilluese për të rinjtë mbi sëmundjet sekualisht të transmetueshme

Në datë 09.10.2023, Qendra YouthAct në kuadër të projektit “Youth Net- Zgjidh Veten” i cili financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile- AMSHC, zhvilloi aktivitetin “Shërbime këshilluese për sëmundjet sekualisht të transmetueshme” me të rinjtë e shkollës “Abdulla Keta”, Tiranë. Qëllimi këtij aktiviteti ishte rritja e njohurive dhe të vetëdijshmërisë mbi shëndetin seksual dhe atë riprodhues të të rinjve. Të rinjtë u njohën me këto dy koncepte të lidhura ngushtësisht me shëndetin e tyre fizik dhe mirëqenien mendore dhe emocionale. Gjithashtu, ata diskutuan mbi të drejtat që ata kanë, nën moton: “Çdokush ka lirinë për të shijuar seksualitetin dhe aftësinë e tij riprodhuese brenda kuadrit të barazisë, respektit reciprok dhe të drejtave të barabarta”! Askush nuk mund t’ju detyrojë të kryeni marrëdhënie seksuale pa dëshirën tuaj!

Projekti do të mundësojë ofrimin e shërbimeve këshilluese shëndetësore miqësore për të rinjtë vulnerabël në qytetet: Tiranë, Durrës dhe Berat.