sqen

Qendra Youth Act anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Shëndetit për të Rinjtë (YHO)

Qendra Youth Act prej disa muajsh ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetit për të Rinjtë, dhe pas të gjithë procedurave të kaluara me sukses, ne tashme jemi zyrtarisht organizata e vetme nga Shqipëria anëtare të këtij rrjeti të madh.

Çfarë është YHO?

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit për të Rinjtë (YHO) është një nga organizatat lider në Europë e cila fuqizon të rinjtë të punojnë për shëndetin e të rinjve. YHO mëson, trajnon, krijon lidhje dhe mbështet financiarisht të rinjtë me prejardhje të ndryshme, për të marrë pjesë në programe parandaluese, kërkimore, si dhe politika e lidërship për shëndetin e të rinjve.  

YHO punon për shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve, promovimin e stilit të jetesës dhe parandalimin e sëmundjeve jo të trasmetueshme, duke përfshirë shëndetin mendor dhe atë mjedisor. YHO zhvillon dhe mbështet politika të bazuara në prova dhe efektive për të siguaruar një mjedis i cili promovon shëndetin e të rinjve. Kjo arrihet nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të organizatave rinore me temat e kërkimin rinor, advokimit të politikiave efektive dhe gjithëpërfshirëse si dhe strategjive të cilat përmirësojnë shëndetin dhe mirëqënien e të rinjve.

YHO është themeluar si një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare në vitin 2011 në Lubjanë, Slloveni. Aktualisht ka 30 organizata anëtare nga 16 shtete të ndryshme, të cilat punojnë me/për shëndetin e të rinjve. YHO bashkon anëtarë të ndryshëm nga federatat ndërkombëtare deri tek organizatat rinore lokale ose kombëtare.  

Qëllimi kryesor i nismave të YHO është: të rrisë interesin tek të rinjtë dhe organizatat rinore rreth temave me fokus në: promovimin e projekteve bazuar në prova dhe për të shkëmbyer njohuritë e praktikave më të mira për proomovimin e shëndetit; të fuqizojë pjesëmarrësit me aftësi dhe  kapacitete të nevojshme në mënyrë që të punojnë në mënyrë efektive në temat e ngitura; t’i ofrojë pjesëmarrësve mjetet dhe trajnimet e nevojshme për t’u angazhuar në advokimin e politikave shëndetësore më gjithëpërfshirëse në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtare; për të lejuar rrjetëzimin me profesionistë të shëndetit publik dhe organizata të cilat punojnë në të njëjtat tema.