sqen

Workshop ndërgjegjësues për përfshirjen në aktivitete vullnetare

Në kuadër të projektit “YOUth Acting” i cili financohet nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra E Grave Kukes, është realizuar workshop-i ndërgjegjësues për përfshirjen në aktivitete vullnetare në qytetin e Vlorës dhe Korcës.

Ky aktivitet kishte për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi vullnetarizmin. Përfaqësues të Qendrës Youth Act si dhe ekspertë të fushës, për rreth 120 minuta kanë shpjeguar tek nxënësit termin “Vullnetarizëm” si dhe arsyet se pse ata duhet të angazhohen në aktivitete vullnetare dhe cilat do të jenë përfitimet që do të kenë nga këto aktivitete. Në këtë takim nuk munguan dhe pyetjet e nxënësve të cilët donin një informacion më të detajuar rreth mënyrës se si mund të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve dhe cili mund të jetë kontributi i tyre në komunitet. Pas përfundimit të trajnimit nxënësit kishin hapësirën e tyre të diskutimit dhe ndarjes së eksperiencave të ngjashme me bashkëmoshatarët e tyre. Disa prej tyre na treguan se janë bërë shumë shpesh pjesë e aktiviteteve të tilla dhe do të donin sërish të angazhoheshin sepse i bënin ata të ndiheshin më mirë dhe më të përgjegjshëm.