Gjatë muajit Mars u realizua një video ndërgjegjësuese në kuadër të projektit me pjesëmarrjen e ekspertëve të fushës së bujqësisë dhe agrobiodiversitetit dhe ekonomisë. Video kishte për qëllim të informojë dhe sensibilizojë të rinjtë dhe komunitetin mbi rëndësinë e agrobiodiversitetit, sigurisë ushqimore ruajtjes së farave tradicionale, mbrojtjes së tokës dhe promovimit të praktikave të qëndrueshme bujqësore. Përmes mesazheve informative dhe shembujve konkretë, ekspertët ndanë njohuri mbi sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, humbja e biodiversitetit dhe rëndësia e përfshirjes së të rinjve në mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë bujqësore. Videoja u publikua në rrjetet sociale dhe platformat online të organizatës, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe promovimin e mesazhit të projektit tek një audiencë më e gjerë.
Qendra Youthact
