Në kuadër të nismës “Rejuvenating Politics” (Rinovimi i politikës përmes pjesëmarrjes së të rinjve), Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës fton të rinjtë e moshës 18–30 vjeç nga shtetet anëtare të Këshillit të Europës të aplikojnë për programin e delegatëve të rinj për vitin 2027.
Kongresi do të ftojë nga një të ri prej secilit prej 46 shteteve anëtare të Këshillit të Europës për të:
- Marrë pjesë aktivisht, në cilësinë e delegatit të ri, në sesionin e 52-të (23–25 mars 2027) dhe sesionin e 53-të (26–28 tetor 2027) të Kongresit, në Strasburg, Francë.
- Zhvilluar një projekt të vetin në komunitetin lokal në vendin e tij, nën kujdesin e Kongresit.
Në programin e vitit 2027 mund të ftohen gjithashtu një i ri nga Maroku dhe një i ri që përfaqëson forcat demokratike të Bjellorusisë.
Për një përshkrim të hollësishëm të programit, kriteret e pranueshmërisë dhe lidhjen me formularin e aplikimit, ju lutemi konsultoni thirrjen e plotë për aplikime.
Afati dhe kushtet e pjesëmarrjes
- Aplikimet duhet t’i dorëzohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale deri më 30 nëntor 2026, në orën 23:59.
- Delegatët e rinj të përzgjedhur duhet të angazhohen të marrin pjesë gjatë gjithë kohëzgjatjes së të dyja sesioneve të Kongresit në vitin 2027;
- Të gjithë kandidatët do të njoftohen nëpërmjet email për rezultatet e procesit të përzgjedhjes deri më 15 shkurt 2027.
Për përshkrimin e plotë të programit, kriteret e pranueshmërisë dhe lidhjen për të hapur formularin e aplikimit, konsultoni thirrjen zyrtare për aplikime.







