sqen

Trajnim: “Rëndësia e edukimit dhe e zhvillimit të karrierës”

Në zbatim të projektit “New Start-Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuar nga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA) i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua trajnimi i mësuesve dhe i prindërve mbi rolin e rëndësishëm që ka edukimi në promovimin e karrierës dhe ndalimin e të punësuarit të fëmijëve.

Në trajnim ishin pjesëmarrës 25 prindër e mësues me të cilët u diskutua mbi rëndësinë e promovimit që edukimi i bën punësimit dhe karrierës si dhe nxitjes e inkurajimit të nxënësve për të mos lënë shkollën e për të ndjekur forma të ndryshme të edukimit që i ndihmojnë ata në integrim shoqëror e ekonomik.