Ju ftojmë të APLIKONI për Sesionin Tematik të POLITEIA AGJENDA DIGJITALE “Ndikimi i dixhitalizimit në të rinjtë e Ballkanit Perëndimor” që do të zhvillohet në datat 19-21 qershor 2024, në Tiranë, Shqipëri. Organizata pritëse do të jetë Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave.
Qëllimi i sesionit është t’u ofrojë pjesëmarrësve të rinj një kuptim të thellë të politikave aktuale publike dhe dokumenteve të tjera që lidhen me “Ndikimin e dixhitalizimit në të rinjtë e Ballkanit Perëndimor”. Pjesëmarrësit do të njihen gjithashtu me procesin e krijimit të politikave dhe strukturën e dokumentit të politikave në përgjithësi.
Sesioni Tematik i POLITEIA do të pasohet nga një ditë mentorimi ku pjesëmarrësit do të mund të punojnë me mentorët dhe të praktikojnë njohuritë e marra në përgatitjen dhe analizimin e dokumenteve të politikave që lidhen me këtë fushë.
Pjesëmarrja në Sesionin Tematik të POLITEIA është e hapur për përfaqësues të organizatave rinore, aktivistë të rinj, politikëbërës dhe të rinj nga partitë politike nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova* dhe Serbia.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 5 qershor 2024, ora 23:59
FORMULARI I APLIKIMIT: https://forms.gle/7BZnYgowi4KrajpJA
Kostot e udhëtimit, akomodimi dhe ushqimi do të mbulohen nga organizata pritëse (AIEN)
Anglishtja do të jetë gjuha e punës.
Projekti Rajonal Dialogu Rinor për Evropën zbatohet nga Fondacioni Qendra për Demokraci (CDF), Beograd (si koordinator i projektit) dhe organizatat partnere: Akademia e Integrimit Evropian dhe Negociatave nga Tirana (AIEN); Iniciativa Kosovare për Stabilitet nga Prishtina (IKS); Rrjeti i Shoqatës së Iniciativave Progresive nga Sarajeva (NPI); Qendra Informative e OJQ-ve nga Shkupi (OJQ IC); Akademia Rajonale për Zhvillim Demokratik nga Novi Sad (ADD); Youth Act Center nga Tirana (YA). Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.