sqen

Takime me Bashkinë e Rrethit Kurbin | Youth for Change

88040468_2674402176182204_7462837600462569472_oNë zbatim të projektit YOUth FOR CHANGE, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, Qendra Youth Act zhvilloi takimet 2- palëshe me përfaqësues të Bashkisë së Rrethit Kurbin
Gjatë takimit të parëmë stafin e qeverisjes vendore të rrethit të Kurbinit u vendos komunikimi Staf Bashkiak – Këshill Rinor si dhe njohja nga ana e stafit të bashkisë me misionin dhe vizionin e Këshillit Rinor. Gjithashtu edhe përfaqësuesit e bashkisë prezantuan disa nga strategjitë rinore që ndjek bashkia e Kurbinit.
Për takimin e dytë, në të cilën ishte e ftuar znj. Fatbardha Pojani, nxënësit kishin përgatitur një
sërë pyetjesh mbi probleme të dala nga anketimi e probleme të tjera që i shqetësojnë. Përveçse
morën përgjigje nga përfaqësuesja, për ta ishte hera e parë që komunikonin drejtpërdrejt me një
anëtar të qeverisjes vendore. Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe nxënësit kërkuan edhe takime të
tjera të cilat do të mbahen në muajin tetor 2020.
Gjithashtu nga përfaqësuesja e bashkisë u kërkua edhe një listë e familjeve që janë prekur nga
tërmeti i 26 nëntorit me qëllim pajisjen me ndihma që planifikon edhe vetë projekti.
Takimet me përfaqësues të qeverisjes vendore të Bashkisë Kurbin shërbejnë si fillesa të
angazhimeve të mëtejshme në vendimmarrje dhe të aktivizimit rinor të këtij komuniteti.