sqen

Takim informues mbi projektin “YOUth Acting” në shkollën Themisokli Gërmenji, Korçë

Në kuadër të projektit “YOUth Acting”, i cili zbatohet nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra e sherbimeve sociale Kukës, dhe i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në datë 2 Shkurt 2022, u zhvillua takimi i parë me përfaqësues të shkollave të mesme në qytetin e Korçës. Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Youth Act, Znj. Sabina Borakaj, Drejtoresha e shkollës së mesme “Themisokli Gërmenji” Znj. Entela Kuruni si dhe N/Drejtori Z. Mihal Demko.

Gjatë takimit u prezantua qëllimi i projektit si dhe u identifikua grupi i të rinjve të cilët do të angazhohen në aktivitetet e planifikuara. Ky projekt ka për qëllim të rrisë dhe fuqizojë rolin e të rinjve në vullnetarizëm si dhe të forcojë bashkëpunimin institucional për njohjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit.