sqen

Takim 2-palësh Këshill Rinor-Bashkia Kurbin – 23 tetor 2020, Lac

122103609_369545514495826_7300960177969116637_n

 

 

Në zbatim të projektit YOUth FOR CHANGE, financuar nga LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në ambientet e Qendrës “Fara Mirësie” u zhvillua një takim 2-palësh ku pjesëmarrës ishin të rinjtë e Këshillit Rinor të rrethit të Kurbinit. Të ftuara në këtë takim për të biseduar me të rinjtë ishin përfaqësuesit e Bashkisë Kurbin znj.Fatbardha Pojani, Drejtoreshë e për arsimin, kulturën dhe rininë dhe znj. Armandela Bardhi, Specialiste për Njësinë e Integrimit të Bashkimit Evropian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj.

Nxënësit ngritën për diskutim disa çështje e problematika që lidhen me infrastrukturën nëpër shkolla, mungesën e ambienteve të përshtatshme për zhvillim aktivitetesh sportive e rinore, angazhimin e mbarë komunitetit në çështje të ndryshme, mbështetjen e vazhdueshme nga autoriteti lokal etj. Përveçse u adresuan këto probleme, përfaqësuesit e bashkisë sugjeruan protokollimin e këtyre problematikave në mënyrë institucionale të ndihmuar edhe nga mësuesit e shkollave përkatëse si dhe krijimin e kulturës së traditës në qëndrueshmërinë dhe vazhdueshmërinë e misionit të Këshillit Rinor.

122466145_346444689972782_7036199878180514677_n

122247539_1505505812976012_4316879866676851447_n