sqen

“Shkodra Hackathon” – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale

Në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në datë 7 Prill 2023, në qytetin e Shkodrës u zhvillua aktiviteti në “Shkodra Hackathon – Zbulimi i talenteve për të ardhmen dixhitale”.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është zbulimi dhe mbështetja e talenteve të grupmoshave të ndryshme, duke u krijuar hapesirën e punës, mbështetjen e ideve dhe ofrimin e qasjes për përmirësimin e projekteve të tyre që përfshinin kodim, ndërtim të aplikacioneve, apo softwer-ve në varësi të projektit.

Në këtë fazë nxënësit u informuan mbi filozofinë e aktivitetit, si duhet ta kuptojnë dhe t’i qasen këtij eventi teknologjik. Secili nga nxënësit, individualisht apo në grup, filloi të gjeneronte një ide të cilën do e prezantojnë në Bootcamp. Idetë e tyre fillestare i konsultuan nga Msc.Ing. Gentjana Brahaj dhe Msc. Anisa Doci që u dhan gjurmët e para në të cilat duhet të vazhdonin rrugëtimin për realizimin e ideve të tyre në produkte konkrete. 

Nga shkolla “Oso Kuka“ u bënë pjesë 24 nxenës dhe u gjeneruan 4 projekte, ndër të cilat “ Echo tech”, “Bashkë në Shkodër”, “Learn”, dhe “Guidë turistike për Shkodrën”.