Përfaqësues të Qendrës Youth Act morën pjesë në seminarin e organizuar nga EYCA dhe Këshilli Europës në Strasbourg, Francë me temë: Zbulimi i modeleve të ndryshme të pjesëmarrjes demokratike: nxitja e pjesëmarrjes rinore nëpërmjet #EuropeanYouthCard. Qëllimi i këtij seminari ishte të ofronte hapësirë për debat dhe njohjen e formave të ndryshme mbi të cilën të rinjtë do të bëjnë që të dëgjojet zëri i tyre. Veç kësaj, zbulimi i mënyrës se si Karta Rinore Evropiane mund të jetë një mjet për të inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë aktive në të gjithë nivelet.