sqen

Qendra Youth Act shpall vendin vakant “Menaxher Finance”

Qendra Jo-fitimprurese Youth Act, me fokus primar në fuqëzimin e rinisë shqiptare, zhvillon dhe organizon nga viti 2013 projekte të ndryshme që kanë lidhje me edukimin e të rinjve, trajnimin, punësimin, shkëmbimin kulturor, kreativitetin dhe mjedisin. Vizioni i saj është fuqizimi i rinisë si promotori i zhvillimit të vendit dhe filozofia është të mundësojë një qendër në mbështetje të individëve, organizatave dhe iniciativave që kanë në fokus të rinjtë shqipëtar.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës, përgatit raportet finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
  2. Menaxhon proҫesin e hartimit të buxheteve për projekt propozime, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara;
  3. Mbikqyr me rigorozitet realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe rregullave specifike të donatorëve;
  4. Është përgjegjëse për çdo veprim/procedurë financiare për qendrën dhe projektet në zbatim;
  5. Raporton periodikisht deklarimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, TVSH-së dhe detyrimeve tatimore sipas legjislacionit në fuqi;
  6. Përgatit, regjistron dhe raporton  në baza ditore, mujore dhe vjetore të dhënat mbi gjendjen financiare të organizatës;
  7. Përgatit, përllogarit dhe likuidon në kohë pagat e personelit për qendrën;
  8. Monitoron performancën financiare për secilin projekt për të identifikuar problematikat dhe trendet në zhvillim;
  9. Koordinon, respekton dhe përmbush kërkesat e sygjerimet e auditimit të jashtëm;
  10. Mban në mënyrë kronologjike dhe të detajuar të gjitha transaksionet financiare të organizatës, për të lehtësuar proçesin e kontrollit dhe vlerësimit nga ana e auditimit;
  11. Raporton dhe informon në mënyrë periodike tek Drejtori Ekzekutiv lidhur me aspektet financiare të qendrës.

Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:

  1. Të ketë eksperencë profesionale si financier mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare;
  2. Të ketë aftësi menaxheriale për zbatimin e projekteve;
  3. Njohje e kuadrit ligjor që lidhet me çështjet financiare të OJF në Shqipëri (taksa, standartet financiare, të kontabilitetit);
  4. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur;
  5. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të financës;
  6. Të jetë i aftë të punojë në grup;
  7. Të ketë së paku 2 letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm.

Mënyra e Aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 10 Shtator 2024, në adresen tonë elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:
1. CV
2. Letër motivimi

Mënyra e përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të kontaktohen për intervista.