sqen

Qendra Youth Act është në kërkim të të rinjve aktivë

EYC-01-FB-Header_tagline

Qendra jo-fitimprurëse Youth Act me fokus primar në fuqizimin e rinisë shqiptare, ka marrë liçensën të administrojë Kartën Rinore Evropiane në Shqipëri krahas 36 vendeve të tjera evropiane për grupmoshën 14-30 vjeç. Youth Act është në kërkim të agjentëve nëpër rrethe të cilët do të bëjnë takime me biznese dhe do të lidhin marrëveshje për të ofruar 10%-100% ulje për përdoruesit e kartës.

Përdorues i kartës rinore dhe përfitues i shërbimeve të saj mund të jesh edhe ti. Por.. ofro edhe ti diçka për anëtarët e tjerë: kontakto biznese, lidh marrëveshje, fuqizo rininë. Tregoni aftësi organizative, zhvilloni komunikimin, bëhuni bindës, aktivë dhe të zellshëm.

Aplikoni dhe jepini sukses këtij projekti rinor. Çdo marrëveshje e lidhur, jep një mundësi më shumë.

Kandidatët e interesuar të dërgojnë një letër motivimi në adresën e emailit [email protected].