sqen

Workshop:”Ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim rinor për vullnetarizmin”

Në kuadër të projektit “YOUth Acting” zbatuar nga Qendra Youth Act në partneritet me Qendra Aarhus Shkoder dhe Qendra e sherbimeve sociale Kukës, i financuar nga Leviz Albania, projekt i Agjencise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) u zhvillua workshopi i parë “Ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim rinor për vullnetarizmin” me të rinjtë e shkollës së mesme Gjimnazi “OSO KUKA”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja e përfshirjes më të lartë të të rinjve në aktivitete vullnetare si veprimtari dobiprurëse në shumë aspekte të jetës. Përmes informacioneve të ndryshëm të sjellë nga lektorja, shembujve pozitiv të vullnetarizmit, diskutimeve në grup, gjatë takimit të rinjtë sollën edhe shumë ide sesi vullnetarizmi mund të shtrihet më gjerë në target grupe të ndryshëm dhe në aspekte të ndryshëm të jetës. Veprimtari të tjera do të vijojnë me të rinjtë edhe me iniciativa konkrete për shtresat vulnerabël.