Ditën e martë, më 12 Dhjetor, ora 11.30 – 12.30, SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në bashkëpunim me Qendrën Youth Act, organizoi leksionin e hapur me temë: “FUQIZIMI I TË RINJVE NËPËRMJET SPORTIT.”.
Në këtë takim, z. Artan Shyti, Zv Rektor, Fakulteti Sporteve, Universiteti Marin Barleti, prezantoi politikat rinore në lidhje me aktivitetet sportive në Shqipëri; iniciativat më të rëndësishme që ka ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë;. Ndër iniciativat më të rëndësishme u theksuan nëpërmjet të cilit studentëve dhe të rinjve u sigurohet praktika mësimore në Institucione Publike dhe të rinjve më të suksesshëm u garantohet edhe një vend pune. Një arsim i mirë i shoqëruar dhe me eksperiencën e punës, i bën të rinjtë të jenë gati për tregun e punës.
I ftuar në këtë takim ishte kampioni i Europës në peshëngritje z. Erkand Qerimaj i cili foli për sukseset e tij në këtë sport dhe si studentët të punojnë për të arritur rezultate të larta në sportet që kanë zgjedhur. Tregoi se jo cdo gjë eshte e lehtë për t’u arritur. Pa disiplinë dhe pa vullnet nuk mund të arrihen rezultate maksimale. Të rinjtë ishin mjaft të interesuar dhe i drejtuan një sërë pyetjesh kampionit.
Më pas foli z.Zef Kovaci, një nga njohësit më të mirë të peshëngritjes, ish-trajneri i Pirro Dhimës dhe tekniku aktual i Erkand Qerimaj, njëherësh dhe trajner i Kombëtares, Zef Kovaçi,i cili gjithashtu theksoi qe të gjithe studentët e sportit duhet të punojnë fort për të arritur rezultate maksimale.
Z. Arben Becolli, Sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të sportit shkollor theksoi që studentët duhet të përditësohen me të gjithë informacionet e ndryshme që janë sot, përvec edukimit në Universitet, të perfshihen në projekte me fokus të rinjtë në mënyrë që të jenë të gatshëm për të qenë mësues të edukimit fizik pasi të mbarojnë studimet. Të japin kontributin e tyre në mësimdhënie, pasi sporti sot është mjaft i rëndësishëm. Këta mësues të ardhshëm duhet t’i mësojnë fëmijët se si të luajnë, si të kenë disiplinë në sport.
Në këtë leksion të hapur morën pjesë rreth 60 studentë.