sqen

Krijimi i klubit të nxënësve në shkollën Migjeni – 06 Tetor 2020 Mamurras, Lac

20201002_114326

Në zbatim të projektit “New Start: Educate in Healthy, Safety and Security Environment”, financuarnga Italian-Albanian Debt for Development Swap Program (IADSA), i cili synon përmirësimin e ambientit social e mjedisor për edukimin e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Migjeni” në Mamurras, u zhvillua aktiviteti i radhës mbi krijimin e grupit të “ambasadorëve të vegjël”, nxitës të angazhimit dhe të përfshirjes në aktivitete sociale, kulturore e sportive. Në aktivitet ishin pjesëmarrës rreth 20 nxënës, përfaqësues të të gjitha niveleve. Trajnerët, përveç se synuan krijimin e network-ut mes tyre, aftësuan dhe nxitën pjesëmarrësit në përmirësimin e aftësive të tyre shprehëse e komunikuese duke vënë theksin në rëndësinë që kanë këto elementë në krijimin e një shoqërie të shëndetshme e tolerante. Lojërat e përdorura nxitën kreativitetin dhe kënaqësinë e nxënësve. 20201002_114528