sqen

Konferenca “Të rinjtë e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë” | Beograd

IMG_1020

Në datat 18,19 dhe 20 nëntor 2019 në Beograd, u zhvillua konferenca rajonale me temë: “Të rinjtë në Ballkanin perëndimor dhe Turqi“.  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Youth Bank Hub for Western Balkans and Turkey” i financuar nga Bashkimi Europian dhe mbeshtetur nga Partners Albania for Change and Development, pjesë e të cilit është dhe Qendra Youth Act. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 20 organizata rinore nga Ballkani perëndimor dhe Turqia.

Gjatë konferencës u prezantua indeksi i pjesëmarrjes rinore dhe u diskutua për rolin e rëndësishëm që luajnë të rinjtë si gjeneratorë të zhvillimit në vend, për përspektivën e politikave rajonale për të rinjtë dhe strategjitë që mund të përdoren për të rritur angazhimin e të rinjve.

Pjesëmarrës në panele ishin Ministri i Rinisë dhe Sporteve i  Serbisë, Kryekëshilltari i Kryeministrit për Maqedoninë, Drejtori i Rinisë në Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve për Serbinë si dhe Drejtoresha e Rinisë në Bashkinë e Tiranës. Pas një kohëzgjatje tre ditore konferenca e mbajtur në Beograd u mbyll me sukses.IMG_1055

IMG_1022IMG_1017