Tashmë Rinia ka nevojë për një mbështetje me furnizim me informacion dhe modele të qenësishme suksesi dhe shansesh që të fokusohet mbi hapat drejt karrierës dhe jo të përdoret si deri tani për vitalitetin dhe energjinë e moshës.Rinia aspiron për gjithpërfshirje dhe shembuj reale e faktikë suksesi dhe jo për llustra dhe formim të qëllimtë me njohuri, modele dhe aftësi të gabuara kinse moderne por që i lënë në më të paktën e rasteve në sipërfaqe të njohurive dhe aftësive që duhet të kenë dhe në të shumtën e rasteve ti shtyjnë drejt degjenerimit profesional dhe dështimit në karrierë.
Rinisë i duhet një suport praktik si të integrojë njohuritë, kualifikimin dhe aftësitë me kërkesat, detajet dhe specifikat e tregut të punës. Rinia kërkon të njohë prioritetet dhe preferencat e tregut të punës mbi talente, njohuri, aftësi, vlera, potenciale, kapacitete, detyra dhe përgjegjësi që duhet të zotërojnë për të konkuruar dhe spikatur në të. Të rinjtë duhet të angazhohen dhe të jenë sa më aktive në jetën sociale, profesionale dhe publike sidomos në organizata rinore me qasje direkte dhe objekt të funksionimit promovimin e tyre.
Të rinjtë duan politika publike dhe facilitete në edukim si të punojnë me veten e të ndihmohen të zbulojnë talente, prirje apo aftësi të identifikuara si të zhvilluara dhe të gjejnë terrenin dhe mjedisin e përshtatshëm për ti kultivuar ato.Të rinjtë duhet të përdorin iniciativën sipërmarrëse, inteligjencën, qasjen drejt punëve dhe tendencave të reja të tregut të punës, inovacionin, kreativitetin si elemente të rëndësishëm për përshpejtimin e suksesit të tyre profesional.Të rinjtë kanë nevojë të ndërgjegjësohen për sa më lart dhe ti trajtojnë si udhërrëfyes të rrugës përmes të cilës duhet të ecin.Në fund të rinjtë duhet të njohin deri në nivel kompetence funksionimin e tregut të punës, zanateve dhe profesioneve dhe mekanizmat e tij, si një parakusht i domosdoshëm për shanset e larta për tu punësuar dhe qenë të suksesshëm në karrierë.
ERION MUÇA
Ekspert komunikimi / Qendra Youth Act