Java e Rinisë, 4 – 8 Dhjetor 2017
“Shqipëria RinON”
Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashëpunim me Shërbimin Kombëtar për Rininë, organizon në kuadër të Javës së Rinisë sesionin informues me temë: “Karta Rinore Evropiane në Shqipëri”.
Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e Mërkurë, dt. 6 Dhjetor, ora 11.00, në Universitetin Marin Barleti, Auditori 18, Kampusi 1, pranë Digës së Liqenit Artificial.
Të ftuar special në këtë sesion informues janë: z. Manel Sanchez, Drejtor Ekzekutiv i European Youth Card Association me qendër ne Bruksel, dhe znj. Lorena Haxhiu, Drejtore e Shërbimit Kombëtar Rinor.
Në këtë takim do të diskutohet shkurtimisht lidhur me përfitimet që ofron Karta Rinore Evropiane për të gjithë kartëmbajtësit e rinj në Shqipëri dhe në Europë, si dhe cilat janë modelet më të suksesshme të përdorimit të Kartës në Europë si mjet i fuqizimit të të rinjve?
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Programit “Shqipëria RinON”.
Agenda
11.00 – 11.10 Znj. Jonida Lamaj, Drejtor Ekzekutiv i Youth Act Center
Moderator. Prezantimi i të ftuarve dhe i temës.
11.10 – 11.20 Znj. Lorena Haxhiu, Drejtore e Shërbimit Kombëtar Rinor.
Prezantim i Programit “Shqipëria RinON”.
11.20 – 11.50 Z. Manel Sanchez, Drejtor Ekzekutiv i European Youth Card Association
Prezantim i modeleve më të suksesshme të përdorimit të Kartës në Europë.
11.50 – 12.00 Pyetje nga auditori
Të rinjtë e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim!