Qendra Youth Act ka realizuar takimet e para informuese me të rinjtë e qyteteve, Tiranë, Durrës, Shkodër, Pogradec dhe Berat në kuadër të projektit “Rinia Novatore dhe Sipërmarrëse” i cili mbështetet nga Agjencia Kombetare e Rinise AKR dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, MSHRF Bora Muzhaqi.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte hapja e thirrjes për pjesëmarrje në projekt dhe prezantim të ideve rinore në sipërmarrje teknologjike e dixhitale. Ekspert të fushës së sipërmarrjes dhe dixhitalizimit inkurajuan të rinjtë pjesëmarrës të përfshihen sa më shumë dhe të sjellin një ide biznesi e që duan ta formalizojnë e zhvillojnë atë më tej. Aktiviteti i rradhës do të jetë realizimi i Hackathon rajonal për Idetë Novatore, ku në secilin qytet do të organizohet një konkurs rajonal hackathon me të rinjtë të cilët kanë sjellë një idetë e tyre të biznesit.