Itinerari – Kukës – Shishtavec – Mështekna e Shishtavecit – Guri i Mëngjesit – Guri i Shqipes – Kanioni i Vanave – Dushkaja e Novosejt.
Në zbatim të projektit “Të rinjtë për turizmin e aventurës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili synon të mbrojë e të zhvillojë destinacionet turistike të bashkisë Kukës duke promovuar turizmin e aventurës si një trend për të rinjtë dhe jo vetëm, në datën 9 Shtator 2022 u zhvillua aktiviteti hiking me destinacion Kukës – Shishtavec – Mështekna e Shishtavecit – Guri i Mëngjesit – Guri i Shqipes – Kanioni i Vanave – Dushkaja e Novosejt.
Nën udhëheqjen e Z. Sabah Cenaj amator i sporteve të aventurës si dhe vullnetar në shoqërimin e
grupeve të ndryshme, 15 të rinj, përfaqësues të shkollës “Havzi Nela” u informuan mbi mjediset
që vizituan dhe elementë specifikë qe e bëjnë këtë itinerar të veçantë e të dëshiruar për turistët si:
- Guri i Mëngjesit ndodhet në Shishtavec dhe bën pjesë në listën e Monumenteve të
Natyrës në Shqipëri. - Mështekna e Shishtavecit ndodhet jo larg fshatit te Shishtavecit dhe përfaqëson një pyll
të dendur, të bukur prej 33 ha, një masiv madhështor si rrallëherë. - Guri i Shqipes , mjedisi më panoramik dhe i fotografuar.
- Kanioni i Vanave një monument dhe plot vlera shkencore, didaktike, kulturore,
ekologjike dhe turistike. Dhe mund të vizitohet gjate itinerarit Kukës- Tropoje. - Dushkaja e Novosejt , e veçantë për një pyll shekullor me dushk.
Të rinjtë pjesëmarrës ishin banorë të Kukësit, por vetë aktiviteti i prezantoi ata me një qasje të
trefishtë të destinacioneve që i japin vlerë e kuriozitet. - Zbulim i turizmit natyror e trashëgimor;
- Njohje me turizmin kulinar vendas;
- Aktivizim në turizmin e aventurës, si një trend në rritje të vazhdueshme për banorë
vendas e të huaj.
Ky aktivitet do të pasohet edhe nga itinerare të tjera të promovimit turistik dhe të eksplorimit
real, ku të rinjtë e bashkisë Kukës do të jenë promotorë të këtyre destinacioneve.